Një kapitull i ri për kërkimin ndërdisiplinor në Universitetin e Prishtinës

Një hap i rëndësishëm për kërkimin shkencor dhe inovacionin në Kosovë është shënuar me themelimin zyrtar të Institutit për Inovacion, Ujë dhe Ambient (IIWE) në Universitetin e Prishtinës.
I iniciuar përmes Programit IWRM-K dhe zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Rektoratin, Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe partnerë të tjerë akademikë e institucionalë, IIWE synon të forcojë kërkimin shkencor, inovacionin dhe bashkëpunimin në fushën e burimeve ujore dhe menaxhimit të mjedisit.\
Instituti do të shërbejë si platformë për:
- Kërkim shkencor dhe inovacion në fushën e ujërave dhe mjedisit
- Bashkëpunim ndërdisiplinor ndërmjet akademisë, institucioneve publike dhe profesionistëve
- Transferim të njohurive dhe zhvillim të zgjidhjeve praktike për sfidat e sektorit
- Përfshirjen e studentëve përmes kërkimit të aplikuar dhe përvojës profesionale
Themelimi i IIWE pasqyron përkushtimin e Programit IWRM-K për të integruar qasjen e Living Lab në ekosistemin akademik të Kosovës.
Krahas IIWE, Programi ka mbështetur edhe themelimin e dy instituteve të tjera kërkimore në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë:
- Instituti për Bujqësi, Ushqim, Mjedis dhe Agrobiznes (IBUMA)
- Instituti për Shkencat e Blegtorisë dhe Veterinarisë (ISBV)
Së bashku, këto institute po krijojnë baza më të fuqishme për kërkime ndërdisiplinore dhe avancimin e qasjes Një Shëndet/One Health, e cila njeh ndërlidhjen ndërmjet ujit, mjedisit, bujqësisë, shëndetit të kafshëve dhe mirëqenies së njerëzve.
Eksploroni uebfaqen e re të IIWE dhe mësoni më shumë për misionin, fushat e kërkimit, projektet, shërbimet dhe mundësitë për bashkëpunim: https://iiwe.uni-pr.edu/
Së bashku, këto investime po forcojnë platformat kombëtare për kërkim shkencor, inovacion, shkëmbim të njohurive dhe zhvillim të zgjidhjeve të aplikuara për sfidat e Kosovës në fushën e ujërave dhe mjedisit.
Artikuj të ngjashëm
Artikuj të ngjashëm

Siguria e ujit fillon në klasë – dhe ne pamë se si mund të duket kjo në praktikë
Lexo artikullin e plotë
Një kapitull i ri për kërkimin ndërdisiplinor në Universitetin e Prishtinës
Lexo artikullin e plotë
Siguria e ujit fillon në klasë – dhe ne pamë se si mund të duket kjo në praktikë
Lexo artikullin e plotë